24.5 C
Tirana

Basha nga Shkodra paralajmëron protesta masive: Ajo që nisi në Kukës nuk do ndalet! Ne nuk falim as nuk harrojmë

VENDI

Lulzim Basha ishte në Shkodër sot për të përkujtuar masakrën e 2 Prillit 1991, ku mbetën të vrarë 4 dëshmorët e demokracisë. Nga Shkodra ai ka paralajmëruar protesta masive duke thënë se ajo që nisi në Kukës nuk do të ndalet. Sipas tij, opozita dhe qytetarët do ta rrëzojnë tiraninë.
“Ky është muaji ku maska e Edi Ramës ka rënë tek shqiptarët. Këto janë aktet e fundit të një grabitqari e mashtruesi pasi vjedh përbuz e tallet me popullin e tij. Unë i them sot nga
Shkodra, se i ka bërë hesapet gabim, i them sot nga Shkodra se ajo që nisi në Kukës, nuk do të ndalet dhe nuk ka për të ndaluar derisa tirania e krimit të rrëzohet. Populli i Kukësit i dha përgjigjen e merituar, ai ishte reagimi i njerëzve që nuk munden më të pranojnë taksat e
rritura, kërbaçin dhe haraçin e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish që pasurohen mbi gjakun e tyre. Le të jetë ky një fillim i mbarë iu pranverës që po vjen. Detyra e madhe e PD-së dhe
gjithë njerëzve të thjeshtë e të ndershëm është të shkëpusim njëherë e mirë lidhjet e politikës me krimin. Ne nuk falim, as nuk harrojmë. Zotohem se që nga kryeministri deri te punonjësi i thjeshtë i adminsitratës do të japë llogari. Të zotohemi të çlirojmë ekonominë”, tha Basha.
“Këta kanë ndërtuar një sistem ku një grup i strukturuar kriminal, politikanë oligarkë, kriminelë kanë kapur shtetin ekonominë dhe gjithë Shqipërinë. Nëse nuk çmontohet ky sistem kriminal Shqipëria merr fund, ekonomia shqiptare po vdes nga droga, koncesionet
korruptive, borxhi dhe grabitja e pasurive natyrore. Vendi nuk ka asnjë perspektivë ekonomikë”, tha Basha më tej.
/Opinion.al

- Advertisement -

TE FUNDIT