24.5 C
Tirana

Basha ndaj fajin: Vendimin për të mos hyrë në zgjedhje nuk e mora i vetëm

VENDI

Lulzim Basha deklaroi nga Tropoja se qeveria ka diskriminuar bashkitë e veriut për të ndëshkuar politkisht qytetarët që nuk mbështesin qeverinë e Edi Ramës.

Kreu i opozitës, i cili ndodhet sot në një tur takimesh në veri dhe verilindje të vendit të vendit tha se fondet kanë shkuar për bashkitë kliente të Edi Ramës.

Ai tha se vendimi për të braktisur 30 Qershorin ishte unanim nga të gjithë pjesa që përbën opozitën.

“Ato kanë prodhuar miliona për klientët e Ramës dhe më shumë varfëri për popullin. – tha zoti Basha. – Këto politika grabitqare po shkatërrojnë turizmin dhe ekonomitë e vogla familjare për të pasuruar klientët grabitqarë të Ramës”.

Kreu i opozitës u shpreh se vendimet speciale të qeverisë për llogari të pak oligarkëve, u kanë hequr shqiptarëve të drejtën që të gëzojnë pasuritë e vendit.

“Bregdetin ua ka vjedhur qytetarëve dhe ia ka dhënë me vendime speciale oligarkëve, që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit. Ka marrë pyjet dhe ua ka dhënë për dy lekë oligarkëve. Pyjet kanë qenë të shqiptarëve tani janë të oligarkëve. Lumenjtë, kanionet, ujëvarat po ua merr shqiptarëve dhe po ua jep oligarkëve për hidrocentrale dhe betonizim. Ato kanë qenë të shqiptarëve, tani janë të oligarkëve gabitqarë.”- tha Basha.

Ai theksoi se qëllimi i aksionit politik të opozitës synon largimin e Edi Ramës, qeverinë tranzitore që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme.

“Vendimi për mospjesëmarrjen në farsën e 30 qershorit ishte vendim politik unanim për të vazhduar betejën, për të arritur objektivin tonë, largimin e kësaj qeverie dhe këtij kryeministri, rikthimin e të drejtës shqiptarëve për të zgjedhur me votë parlamentin dhe pushtetin vendor që meritojnë” – tha Basha.

- Advertisement -

TE FUNDIT