15.5 C
Tirana

Basha i rikthehet idesë së Senatit

VENDI

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur të bëjë vetë publikisht propozimet kryesore të opozitës për Reformën Elektorale.

Për herë të parë ai ka kërkuar krijimin e Senatit që sipas tij do të jetë një garanci më shumë për kontrollin e mazhorancave qeverisëse.

100 deputetë dhe 40 senatorë. Zgjidhen njëkohësisht dhe shpenzimet mbeten të njëjta.

Kërkesë e pandryshuar është krijimi i një qeverie teknike 100 ditë para çdo palë zgjedhjesh të përgjithshme derisa vendi të bëhet anëtar i BE.

Derisa Shqipëria të bëhet anëtare e BE, 100 ditë para zgjedhjeve shqiptarët të kenë një qeveri kujdestare për të menaxhuar procesin, për të garantuar zbatimin e ligjeve dhe votën e lirë.

Kreu i opozitës vuri theksin edhe te ashpërsimi i dënimeve për manipulimin në zgjedhje.

Të tjera propozime të kreut të demokratëve janë ato që lidhen me identifikimin dhe numërimin elektronik, kontrollin paraprak për të gjithë kandidatët për të shkuarën e tyre dhe përjashtimin nga tenderat publikë të kompanive që financojnë partitë.

Tv Klan

- Advertisement -

TE FUNDIT