Banorët e Astirit që preken nga ndërtimi I Unazës së Re kanë dal në një tjetër protestë pasditen e kësaj të diele duke bllokuar rrugën.
Në mbështetje të banorëve ka dal edhe kreu demokrat, Lulzim Basha si dhe ish-deputetë të tjerë nga radhët e PD e LSI.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të cilët po monitorojnë situatën. Policia gjatë ditëve të fundit ka arrestuar gjashtë protestues, 3 prej të ciëlve u lanë në burg nga ana e gjykatës nën akuzën e bllokimit të rrugës dhe prishjes së qetësisë publike.