19.5 C
Tirana

Banorët e prekur nga tërmeti në Durrësit: Na premtuan hotele, na kanë ofenduar…

VENDI

Gjimnazi Leonik Thomeo është kthyer në një qendër grumbullimi për ndihmat që mblidhen për qytetarët, të cilët kanë mbetur të pastrehë pas tërmetit që goditi Shqipërinë. Por mesa duket situata nuk është edhe aq e qetë për shkak se banorët duken të revoltuar gjatë shpërndarjes së ndihmave.

Situata sa vjen e bëhet më pak e menaxhueshme për shkak se banorë të shumtë kanë nevojë urgjente për ndihma, raporton për abcnews.al gazetarja Ajgena Korbi. Banorët e pakënaqur dhe ndërkohë të revoltuar tregojnë se ndihmat nuk janë shpërndarë edhe pas pritjes së tyre të gjatë në dyert e gjimnazit.

Nuk ka kush na mban, na kanë ofenduar shumë nuk na japin ndihma. Po rri nga mëngjesi këtu, nuk mund të shkoj të strehohem të pallati i sportit sepse nuk ka kush të ruajë materialet që kam në shtëpi, tha një banore. Ndërsa të tjerë banorë shprehen se autoritetet nuk kanë shkuar ti strehojnë edhe pse kanë marrë premtime se do ti dërgonin në hotel në Vlorë por asnjë nuk ka shkuar deri tani, tha qytetarja.

Nga ana tjetër kryetari i Bashkisë së Durrësit është shprehur se një pjesë e qytetarëve janë pajisur me autorizim nga njësia përkatës për të marrë ndihma, por për përgjigje të saktë media duhet të drejtohet në Bashki, raporton për abcnews gazetarja Ajgena Korbi.

- Advertisement -

TE FUNDIT