16.5 C
Tirana

Bamir Topi tregon se çfarë bisedoi me Metën.

VENDI

Ish presidenti i Republikës, Bamir Topi, ishte një nga figurat që Ilir Meta ka takaur ditët e fundit për tu konsultuar në lidhje me situatën politike që po kalon vendi. I ftuar sot në News 24 në emisionin Kjo Javë.

Topi foli për takimin me Presidentin duke treguar detaje se çfarë kishin biseduar. Sipas ish Kreut të Shtetit, vendi është në një situatë të rëndë politike dhe se kur ka qenë ai në krye të vendit debatet kanë marrë zgjidhje në Gjykatën Kushtetuese.

Situata natyrisht është tepër e rëndë. Nuk kam nevojë ta mbush opinionin publik me pesimizëm, por po ndaj një opinion që vjen si pasojë e njohjes së realitetit , por edhe si pasojë e eksperiencave të gjata politike. Gjithçka fillon dhe e ka origjinën tek politika. Politika ndërton institucionet, ndërton debate dhe bën sherret.

Në rastin konkret jemi në një situatë gati gati të pashpresë për ta zgjidhur. Përplasjet mes palëve i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, dhe tani bëhet fjalë për një institucioni të munguar, u shpreh Topi.

Në intervistë ish Presidentitregoi detaje nga takimi me Metën, duke u shprehur se është njohur në detaje për situatën politike dhe nuk ka dhënë këshilla se si mund të zgjidhet kriza.

Nuk ishte rasti për ta këshilluar. U njoha për situatën në detaje dhe patjetër që është vetë presidenti që merr të gjitha iniciativat. Unë e thashë se të gjithë presidentët kanë shërbyer në kohëra tjera. Unë besoj se jemi në situata të tjera.

Mbas vitit 2008, e gjithë situata e institucioneve është pak a shumë e njëjtë. Sepse pati një ndryshim institucional të institucioneve. Institucioni i Presidentit mbeti në terminal, shtoi më tej ish Kreu i Shtetit.

- Advertisement -

TE FUNDIT