15.5 C
Tirana

Bamir Topi: Kjo është e papranueshme! Ju tregoj se çfarë fshihet pas situatës alarmante në Shkodër

VENDI

Ish-presidenti shqiptar Bamir Topi ka komentuar situatën alarmante të përhapjes së koronavirusit në Shkodër. Ai tha se gjithë këtë situatë e sollën përplasjet politike mes pushtetit qëndor dhe atij vendor.

“Totalisht e papranueshme. Në jetë gjithmonë ka një dominancë. Kur të vjen një rrezik i madh lihet pas dore një rrezik më i vogël. Të gjithë duhet të jenë rreth këtij dominanti.

Historia pas pandemisë do të ketë pafund arsye për të debatuar, diskutuar, për të mbajtur përgjegjësi. Të gjitha forcat politike, të gjitha forcat e administratës qëndrore dhe lokale duhet të kordinohen. Kemi pafund mundësi për tu marrë me debate, e kemi në genin tonë, të krijojmë debat dhe aty ku nuk ekziston.

Kjo situatë do ketë patjetër nevojë për analizë. E quaj fare të padrejtë nga cilido, nga cila anë që të ushqejë debate politike të cilat në vend që të krijojnë një situatë të adminstrueshme, krijojnë një panik më tepër.

E shoh të njëjtën gjë dhe në Kosovë, totalisht e papranueshme. Në rast se interesat e politikanëve janë të lidhura me vazhdimësinë e pushtetit tregon që askush nga ata që e mendon të ardhmen në karrige pa përballuar sfidat e çastit nuk e meriton dhe nuk do ta meritonte më të kthehej për të administruar fatet e njerëzve”, tha Bamir Topi për Ora News.

- Advertisement -

TE FUNDIT