15.5 C
Tirana

A po ulen me qëllim shifrat e viktimave? Silva Bino tregon prapaskenat

VENDI

Drejtoresha e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino i është përgjigjur akuzave se në Shqipëri po fshihet numri i të vdekurve me koronavirus. Bino hedh poshtë mundësinë që të kemi të bëjmë me ulje të shifrave nga ana e ministrisë.

Ajo komentoi rastin e 82-vjeçarit nga Shkodra që ndërroi jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” gjatë ditës së sotme, i cili ishte i infektuar me koronavirus.

I moshuari ishte sjellë nga Shkodra së fundmi në këtë spital dhe rezultonte pozitiv me koronavirus. Megjithatë, edhe pse ishte me koronavirus, i moshuari nuk është futur në listën e personave që kanë vdekur nga koronavirusi.

“Jo, me vdekshmërinë merren një grup ekspertësh. Ka ekspertë të përcaktuar, këta kanë qenë persona që kanë qenë të infektuar por ishin në koma.

Ishte infermierja e infektuar që e trajtoi. Pastaj sesi është infektuar infermierja është diçka tjetër. Kemi bërë një gjurmim të thelluar. Ka një debat të sotëm për klasifikimin e vdekshmërive. Është dicka që po diskutohet dhe është e saktësuar. Çdo vend ka metodologjinë e vet…U kërkua nga OBSH që të ketë nje metodologji standarte. Ne duhet të jemi të saktë, të ndërtojmë metodologjinë tonë”, tha ajo në abc news.

- Advertisement -

TE FUNDIT