18.5 C
Tirana

Aviacioni Civil Italian pezullon licencën e kompanisë Fly Ernest që prej kësaj date.

VENDI

Autoriteti Italian i Aviacionit Civil ka njoftuar pezullimin e aktivitetit të kompanisë ajrore Fly Ernest që prej 13 janarit. ENAC ka bërë kërkesë që kompania të kompesojë udhëtarët dhe nuk e lejon të lëshojë bileta të tjera.

Masa e marrë mund të revokohet vetëm nëse kompania siguron elementët e garancisë. Shkak për marrjen e këtij vendimi nga Autoritetit Italian të Aviacionit Civil janë bërë vonesat në fluturimet e linjës Shqipëri Itali dhe Shqipëri Ukrainë.

Aviacioni Civil Italian shpjegon se kjo kompani fluturimesh vononte fluturimet për pasagjerët si dhe ngatërronte destinacionin e tyre. Gjithçka pa i dhënë në këmbim asnjë lloj dëmshmërblimi financiar dhe pa garantuar mbërritjet e tyre në destinacionin e prenotuar.

Kjo ka bërë që qytetarë të shumtë të mbeten në aeroporte për disa ditë duke humbur prenotimet. Më shumë se 80 persona janë lënë nga Fly Ernest paraditen e së premtes në aeroportin e Tessera në Venezia të Italisë.

- Advertisement -

TE FUNDIT