23.5 C
Tirana

Artan Hoxha i drejtohet Berishës: Ja kam nxjerrë kufomat nga dheu dhe…

VENDI

Mbrëmjen e djeshme ish kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar në emisionin Opinion ku foli për situatën politike në të cilën ndodhet vendi. Gjatë bisedës së tij në studio nuk i kurseu akuzat e rënda ndaj gazetarit investigativ Artan Hoxha.

Mirëpo edhe ky i fundit duket se nuk e ka lënë të kalojë paq dhe në një video të shpërndarë në rrjetet sociale ku shfaqet Berisha teksa e pret gazetari Drini Zeqo për ta shoqëruar në ambientet e TvKlan ka komentuar edhe gazetari Artan Hoxha.

Se priti njeri nuk e priti po inatin e pe me ke e kishte si dilte e keqja shkruan Hoxha me ironi nisur nga fakti që nuk e priti Desada Metaj si zakonisht e cila tashmë do të jetë drejtuesja e zyrës së shtypit të PD.

Mirëpo pas kësaj të shumta kanë qenë replikat që i kujtojnë Hoxhës akuzat që Berisha i kishte bërë mbrëmjen e djeshme. Kjo nxiti reagimin e ashpër të gazetarit.

E ka provuar ballazi ai se kush jam ja kam nxjerre kufomat nga dheu dhe ia kam lene xhenazene ne dere. E ke harruar me 22 janar 2011 me buzen e care qe fliste percarte per cadra pistolete dhe thika me helm?

Dhe ishte akoma kryeministri qe te vriste ne bulevard jo si sot qe eshte bere si spurdhjak ik mbaji uturakun tani shkruan Hoxha.

- Advertisement -

TE FUNDIT