21.5 C
Tirana

Arrestohet gruaja që mashtronte biznesmenët, premtonte projekte ndërtimi

VENDI

Një grua 64-vjeçare, banuese në Tiranë, është arrestuar pasi mashtronte biznesmenë, duke u premtuar projekte të mëdha ndërtimi.

Ajo prezantohej si përfaqësuese e një organizate të huaj dhe duke përdorur emrin e organizatës, mashtronte duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga biznesmenë të ndryshëm, të cilëve u premtonte financime në projekte të mëdha ndërtimi.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”./Opinion.al

- Advertisement -

TE FUNDIT