17.5 C
Tirana

Arrestohet adoleshenti në Shkodër, qëlloi me armë zjarri në ajër

VENDI

Një 17 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi ka qëlluar me armë në ajër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50 sipër rezervuarit të fshatit Bardhaj.
Menjëherë në vendngjarje arritën forcat e policisë, të cilat identifikuan dhe arrestuan në flagrancë 17-vjeçarin me iniciale N.P.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit Automatik model 56 dhe një krehër me fishekë së bashku me 7 gëzhoja.

- Advertisement -

TE FUNDIT