12.5 C
Tirana

Arrestohen 2 të rinj në Shkodër/ Tentuan të grabisin një banesë

VENDI

Dy të rinj përfunduan në pranga këtë të hënë, pasi u kapën në flagrancë duke tentuar të grabisin një banesë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Bërdicë të Shkodrës, ku u arrestuan shtetasit R. D 23 vjeç dhe K.Ll 23 vjeç. Në momentin e arrestimit, ata ishin duke u futur në shtëpunë e shtetasit B. G. për ta grabitur.

Forcat e policisë dyshojnë se të rinjtë kanë gisht edhe në ngjarje të tjera dhe prandaj po hetojnë. Ndërkohë, mbi ta rëndojnë akuzat Vjedhja e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.

- Advertisement -

TE FUNDIT