11.5 C
Tirana

Arilena reagon pas anullimit të Eurovision 2020.

VENDI

Eurovision 2020 i cili do të mbahej në Rotterdam qe një nga aktivitetet kulturore që u anullua. Në një postim Arilena e cila do të konkurronte me versionin anglisht shkroi se më shumë rëndësi ka shëndeti. Këngëtarja falenderoi ndjekësit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj kohe.

Janë disa sekonda të shkëputura nga puna jonë intensive këto muaj në Los Angeles teksa punonim për Fall from the sky. Nuk mund ta përshkruaj sa krenare mirënjohëse dhe e lumtur jam për çdo moment jo vetëm unë por secili prej nesh ka dhënë shumë për këngën.

Të gjithë përkushtimin pasionin dashurinë dhe emocionin e vendosim për këtë këngë. Ky është përkufizimi im i dashurisë faleminderit për mbështetjen dhe dashurinë ju i jepni vlerë çdo përpjekjeje.

Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti ju lutem qëndroni në shtëpi qëndroni të sigurt. Ju dërgoj gjithë dashurinë time. Zoti ju bekoftë.

- Advertisement -

TE FUNDIT