12.5 C
Tirana

Ardi Veliu ka shkelur ligjin, raport jo të mirë me vartësit

VENDI

Kreu i sindikatës së punonjësve të policisë, Sadetin Fishta kërkon shkarkimin nga detyra të Ardi Veliut, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Në një prononcim për mediat, Fishta u shpreh se do ta ankimojë vendimin e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit nëse vendoset që Veliu të ushtrojë detyrën. Sipas tij, drejtori ka shkelur ligjin duke bërë emërime të padrejta të personave që nuk kanë pasur gradën e duhur. Ndër të tjera, pohoi se Veliu nuk bashkëpunon me sindikatën dhe s’ka marrëdhënie të mira me vartësit.

Që kur ka ardhur drejtori i përgjithshëm, ky marrëdhëniet i ka pasur në nivelet zero. Edhe në sqarimet që i dha komisionit lidhur me ankesën e sindikatës ai u shpreh se ligji parashikon që të ketë shumë sindikata. Kjo nuk e ka ndaluar drejtorin që marrëdhëniet me sindikatën ti ndërtojë sipas marrëveshjes që është në fuqi.

Ai nuk e ka njohur këtë marrëveshje. Shkelja e ligjit është sepse ka larguar edhe drejtues sindikate nga detyra, ka emëruar në kundërshtim me ligjin edhe drejtues që nuk i përputhet vendi i punës me gradat që ka dhe nuk ka zbatuar vendimet e gjykatave, që ai i ka detyrim ligjor. Për mendimin tonë drejtori nuk ka dhënë ndonjë kontribut për ta çuar këtë organizatë në nivelin që duhet.

- Advertisement -

TE FUNDIT