15.5 C
Tirana

Amarda zbulon për herë të parë pamjen e vogëlushes.

VENDI

Amarda Toska ka zgjedhur që pamjen e të bijës të mos e publikojë shpesh në rrjetet sociale, megjithatë momentet më të ëmbla për të dhe familjen e saj duket se bëjnë një përjashtim.

Moderatorja ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një foto të së voglës, ku dallohet se është duke qeshur para rrezeve të diellit.

Dielli i jetës sonë. Sia dashuria, ka shkruar Ami krah postimit të saj më të fundit, i cili ka marrë menjëherë shumë pëlqime.

Pak më parë Toska ndau gjithashtu disa foto me djalin e saj, Joelin me të cilin shfaqej mjaft e lumtur.

Momentalisht Ami dhe Ermali ndodhen në Pragë së bashku me fëmijët e tyre, aty ku duket se po kalojnë pushimet më të bukura dimërore.

- Advertisement -

TE FUNDIT