13.5 C
Tirana

Alarmi i mediave italiane: Në Shqipëri montohen mina me celularë me porosi të xhihadistëve

VENDI

Mediat italiane hedhin dyshime se në dyqanët e celularëve në Shqipëri montohen mina me celularë me porosi të xhihadistëve dhe grupeve kriminale italiane. Dyshimet i hedh e përditshmja italiane ‘Corriere della Sera’, në një shkrim që merr shkas nga rasti i fundit i
Gentian Hoxhës, pronarit të një dyqani celularësh i cili u plagos aksidentalisht nga shpërthimi i eksplozivit që montonte në celular.
Corriere shkruan se shumica e porosive kryen nga klanet mafioze pulieze që bashkëpunojnë me xhihadistët. Kontaktet i mbajnë përmes xhamive në Shqipëri, me të cilat janë të lidhura shumë pronarë dyqanesh të celularëve. Minat shqiptare përdoren për atentate mes grupeve
rivale të krimit në Itali e Europë, por edhe për akte terroriste. I tillë ishte rasti i masakrës së Nisës, korrikun e 2016-ës kur autori Mohamed Buhlel kishte kontaktuar me grupet kriminale për të siguruar armë.
Muajin e kaluar, në kufirin malazez u zbuluan 3 mina me celularë që transpoheshin drejt Italisë me kamion. E përditshmja italiane i referohet edhe deklaratave të krerëve të policisë
shqiptare, të cilët pranojnë se në skafet që transportojnë drogë e armë përmes detit drejt Italisë, janë zbuluar shpesh edhe mina me celularë.
Policia italiane është e shqetësuar për shtimin e rasteve të përdorimit të minave me celularë në botën e krimit.

- Advertisement -

TE FUNDIT