21.5 C
Tirana

Alarm në Superiore, rrezikohet shtyrja e kampionatit

VENDI

Java e 22 e Kategorisë Superiore, e planifikuar të luhet të mërkurën dhe të enjten rrezikon të shtyhet në një datë tjetër, pasi Shqipëria po kalon një situatë të pazakontë atmosferike.
Federata Shqiptare e Futbollit është në monitorim të situatës dhe në rast se do të ketë rreshje të dendura shiu apo dëbore, atëherë ndeshjet që do të shihen si problematike do të luhen në një datë tjetër që do të vendoset nga FSHF-ja.
Më e rrezikuar është supersfida e kësaj jave, Kukësi-Skënderbeu, pasi në Kukës ka rreshje dëbore dhe temperaturat janë nën 0 gradë celcius.
Sinoptikanët parashikojnë ulje temperaturash dhe stuhi gjatë ditës së mërkurë, pikërisht kur në kalendar është planifikuar të luhet kjo ndeshje.
Dje është shtyrë ndeshja mes Kukësit B dhe Adës, pasi shkak për këtë u bënë temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës që kishin pushtuar qytetin verilindor.
Kategoria Superiore nuk është e vetmja ku rrezikohen ndeshjet për shkak të motit, pasi dje u shty edhe ndeshja mes Juventusit dhe Atalantës, për të njëjtën arsye.
Në kampionatin kosovar, është shtyrë ndeshja Vllaznia-Drenica, ndërkohë që 4 ndeshje nga 5 të planifikuara janë shtyrë edhe në kampionatin kroat.
Ky i ftohtë ka prekur edhe Serbinë e Bullgarinë, të cilat kanë vendosur që ndeshjet e kampionatit t’i shtyjnë në një datë tjetër, kur kushtet e motit të jenë optimale.
Ndërkohë sipas lajmeve të fundit edhe në Maqedoni janë shtyrë takimet e kampionatit që janë planifikuar në mesjavë. /vipsport/

- Advertisement -

TE FUNDIT