25.5 C
Tirana

Aksident, një person në gjendje të rëndë.

VENDI

Një autoveturë ka përplasur një biçikletë dhe për pasojë drejtuesi i saj ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Mendohet se biçikleta i ka prerë rrugën makinës. Burime për abc news bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare që lidh qytetin e Elbasanit me ish Kombinatin Metalurgjik në afërsi të kompleksit sportiv.

Drejtuesi i biçikletës është përplasur në pjesën e përparme të autoveturës dhe ka përfunduar jashtë rruge. I plagosuri PB 57 vjeç është nisur për në spital në Tiranë pasi gjendja e tij sipas mjekëve për momentin paraqitet kritike.

- Advertisement -

TE FUNDIT