14.5 C
Tirana

Aksident me motor, ndërron jetë këngëtari shqiptar

VENDI

Ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident me motor këngëtari shqiptar në Kosovë. Bëhet fjalë për Jeton Kuçin, nga Deçani.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, sipas të cilave, Kuçi po udhëtonte me motor, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendlindjen e tij në Deçan, teksa përplasja ka rezultuar fatale për të.

Jeton Kuçi njihej në Kosovë si këngëtar i muzikës popullore, ndërsa më herët ka qenë edhe ish-luftëtar UÇK-së.

- Advertisement -

TE FUNDIT