24.5 C
Tirana

Aksident, makina përplas 18 vjeçaren që po kalonte rrugën.

VENDI

Një automjet përplas këmbësoren në rrugë ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Buçimas në Pogradec. Mësohet se këmbësorja është vajzë mosha rreth 18 vjeç.

Vajza ka qenë me prindërit po kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin kur e ka përplasur mjeti. Ndërkohë 18 vjeçarja po transportohet drejt spitalit.

Ajo ka marrë dëmtime megjithatë sipas informacioneve paraprake është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po bën zbardhjen e rrethanave te aksidentit.

- Advertisement -

TE FUNDIT