17.5 C
Tirana

Aksident i rëndë në autostradë, përplasen tre mjete dhe plagosen dy persona

VENDI

Tre automjete janë përfshirë në një aksident të marten pasdite në autostradën Durrës-Tiranë.

Si pasojë e incidentit të ndodhur në Kashar ku u përfshinë 3 mjete janë plagosur 2 persona.

Këta të fundit ndodhen aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 17.08.2018, rreth orës 19:10, në autostradën “Tiranë -Durrës”, në Kashar janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas, (pasagjerë në dy prej mjeteve), të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën,” njofton policia.

Shërbimet e Policisë dhe drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale.

- Advertisement -

TE FUNDIT