13.5 C
Tirana

Air Albania e Ramës për festa çmimet fluturojnë, ja sa kushton 1 biletë.

VENDI

Nëse e keni lënë një biletë për në minutën e fundit për në Itali për në ditët e festave, kompania shqiptare ajrore, Air Albania është më pak patriotikja për çmimet. Biletat drejt Milanos për vajtje në datën 28 nëntor dhe kthim në datën 1 dhjetor kanë fluturuar në 475 euro.

Nga 100 deri ne 120 euro që kushton ky destnacion në ditë normale, ndërsa tek operatorët e tjerë për të njëjtat data gjen bileta me rreth 170 euro, ose gati tre herë më lirë. Për festat e nëntorit ka pasur një shtrenjtim çmimesh për shkak të kërkesës së lartë, si rrjedhojë e dyndjes së shqiptarëve për të udhëtuar jashtë në 4 ditët që bien pushim radhazi.

Por pasagjerët e përhershëm drejt Milanos u ankuan pranë redaksisë së Monitor se Air Albania është shumë më i shtrenjtë nga të tjerët, ndryshe nga premtimet që u bënë në fillim se nuk do të kishte abuzime me çmimet.

Nga një kërkim i thjeshtë në internet, me operatorin tjetër Blue Panorama, për një udhëtim vajtje ardhje në të njëjtat data, bileta kushton rreth 210 euro pra më pak sesa gjysma.

Me Fly Ernest, për të njëjtat data, bileta kushton 177 euro. Në datën 28 nëntor fillon fluturimet nga Tirana në Milano dhe operatori me kosto të ulët Easy Jet. Një fluturim vajtje ardhje po për datat në fjalë kushton 176 euro, pra gati tre herë më lirë sesa Air Albania.

- Advertisement -

TE FUNDIT