20.5 C
Tirana

Agron Tufa i përgjigjet Ramës: Unë u përballa me…

VENDI

Nga Zvicra ku ndodhet pasi iku nga Shqipëria dhe kërkoi azil politik me pretendimin se është kërcënuar Agron Tufa në një postim i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama.

I cili deklaroi në një emision se kudo ka njerëz të çmendur që kërcënojnë dhe se nuk ka konspiracion kundër ish kreut të Institutit të të Përndjekurve.

Agron Tufa shkruan se unë u përballa me qentë e tu të diktaturës zoti kryeministër. Mbetet vetëm një gjë ose ti i ke marrë e duhej ti bëje zap ose ata kanë dalë jashtë kontrolli dhe nuk të binden më as ty thotë ai.

Tufa ka publikuar edhe disa nga përgjigjet e drejtuesve të institucioneve në lidhje me shqetësimin e tij kërcënimet që sipas tij kanë vijuar edhe kohën që ndodhet në Zvicër.

Në fund ai e mbyll me një mesazh sërish për Edi Ramën Kryeministër nuk të ka mbetur gjë tjetër veç ti ndërsesh ndaj nesh brenda e jashtë atdheut dhe i tërhequr mënjanë të soditësh këtë spektakël makabër të përgjakjes dhe likuidimit të çdo lloji lirie.

Agron Tufa u largua nga Shqipëria duke kërkuar azil në Zvicër me pretendimin se është kërcënuar me jetë për shkak të detyrës që mbante. Tufa e paraqiti dorëheqjen nga Zvicra nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Bordit Drejtues te ISKPK Uran Butka.

- Advertisement -

TE FUNDIT