18.5 C
Tirana

Adi Krasta rikthehet sërish në një ekran shqiptar

VENDI

Pas largimit nga News 24 disa muaj më parë dhe rikthimit të tij me formatin e tij A Show në T7, një televizion kosovar, mesa duket Adi Krasta do të rikthehet sërish në një ekran në Tiranë.

Mësohet se Adi Krasta tashmë do të vijë nën logon e Syri TV i cili është lancuar pak muaj më parë nën drejtimin e gazetarit Çim Peka i cili gjithashtu ka nën administrim portalin e njohur SYRI.NET.

Ishte muaj Dhjetor 2019 kur Adi Krasta filloj transmetimin në T7 në Kosovë me emisionin e tij A Show dhe tashmë pas disa javësh ai vendos të transferohet sërish në një ekran shqiptar.

Syri TV do të mirëpresë Adi Krastën në muajin Mars, ndërkohë që nuk dihet a do mbajë sërish emrin e emisionit të tij, që tashmë është bërë i njohur prej vitesh që me shfaqjet e para në Agon Channel./IMA

- Advertisement -

TE FUNDIT