21.5 C
Tirana

A ka ndërruar jetë Kim Jong Un? Vjen reagimi nga zyrtarët e Koresë së Veriut

VENDI

Autoritetet në Korenë e Jugut thonë se diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un është “shëndoshë e mirë”.

Gjatë ditëve të fundit, zërat në mediat ndërkombëtare flasin për përkeqësim të shëndetit të Kim Jong Un, pasi u zhduk për një kohë të gjatë nga publiku.

Mediat raportuan se doktorë nga Kina kishin mbërritur dy ditë më parë në Korenë e Veriut. Po ashtu pati zëra që thanë se Kim Jong Un iu nënshtrua një operacioni në zemër dhe tashmë ndodhet në “gjendje vegjetative”.

“Qëndrimi i qeverisë tonë është i qartë”, tha Moon Chung-in këshilltari i lartë i presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

“Kim Jong Un është shëndoshë e mirë”, tha ai për CNN.

“Ai ka qëndruar në zonën e Ëonsan që prej 13 prillit dhe asnjë lëvizje e dyshimtë nuk është vënë re gjatë kësaj kohe”.

- Advertisement -

TE FUNDIT