15.5 C
Tirana

A e dini përse unaza e martesës vendoset në dorën e majtë?

VENDI

Në pjesën më të madhe të botës, unaza e martesës mbahet në gishtin e katërt të dorës së majtë. Por a e keni pyetur ndonjëherë veten përse apo nga ka ardhur kjo traditë. Në fakt gjithçka nisi përpara se mjekësia shkencore të zbulonte sesi funksionon sistemi i qarkullimit të gjakut. Në shekullin e 16 njerëzit besonin se një enë gjaku në gishtin e katërt të dorës së majtë shkonte drejtpërdrejt në zemër. Për shkak të dorës së majtë dhe lidhjes me zemrën iu vendos emri përshkrues vena amoris që nga latinishtja përkthehet vena e dashurisë. Bazuar në këtë emër ekspertët e fushës se martesës thanë se do të ishte kuptimplotë që unaza e martesës të mbahej pikërisht në këtë gisht.

- Advertisement -

TE FUNDIT