23.5 C
Tirana

51 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri, mes tyre 3 mjekë dhe 1 infermier

VENDI

Ka shkuar në 51 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Shifrat u përditësuan nga Ministria e Shëndetësisë në daljen e saj të përditishme për mediat.

Sipas zëvendësministres Mira Rakacolli, nga 51 të prekurit, katër janë personel mjekësor. Bëhet fjalë për tre mjekë dhe një infermier të Spitalit “Shefqet Ndroqi.

Nga të prekurit, 20 gjenden të shtruar në Spitalin Infektiv, prej të cilëve tre janë në terapi intensive. Sipas shifrave, në krahasim me të dielën, janë shënuar nëntë raste të reja me virusin koronë.

Deri në këto momente janë testuar 563 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 51 raste: Nga rastet e konfirmuara pozitivë: Tiranë 34 raste; Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë); Lushnje 2 raste; Elbasan 2 raste; Fier 6 raste; Rrogozhinë 2 raste. Prej tyre 20 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina).Prej tyre janë në terapi intensive tre qytetarë, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Në vijim të

HETIMIT TË HOLLËSISHËM EPIDEMILOLOGJIK të filluar ditën e djeshme në spitalin Shefqet Ndroqi kanë dalë pozitiv edhe 4 raste personel shëndetësor (një mjek dhe 3 infermierë) të cilët kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi. Siç ju kemi njoftuar, nga gjurmimi i kryer, ky pacient është vizituar në spital nga një i afërm që vinte nga Italia, dhe që NUK E KA DHËNË KËTË INFORMACION TEK STAFET MJEKËSORE.

- Advertisement -

TE FUNDIT