12.5 C
Tirana

Përplas për vdekje të moshuarin dhe largohet

VENDI

Një 75-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të regjistruar në qytetin e Pogradecit. Sipas policisë i moshuari me inicialet J.S. është përplasur nga një automjet, i cili më tej është larguar nga vendi i ngjarjes.
Aksidenti është regjistruar në unazën e qytetit, ku i moshuari ka qenë duke ecur i vetëm, kur është përplasur për vdekje nga automjeti.
Dëshmitarë në vendin e ngjarjes i kanë bërë me dije policisë se ka qenë një Volksëagen Polo mjeti që ka goditur 75-vjeçarin vetëm pak metra larg banesës së tij.
Dyshimet e para pas këqyrjes së vendit të ngjarjes bëjnë me dije se dyshohet që automjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe në momentin e aksidentit, çka ka shkaktuar edhe përplasjen e fortë të 75-vjeçarit, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Kanë qenë banorë të zonës ata të cilët kanë identifikuar viktimën, ndërsa po punohet për të kapur drejtuesin e mjetit.
Top Channel

- Advertisement -

TE FUNDIT