11.5 C
Tirana

42 të prekur me Covid-19, 4 raste të reja në 24 orë, 2 prej tyre mjekë, MSH thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë

VENDI

Ministria e Shëndetësisë, në komunikimin e përditshëm për shtyp, ka bërë me dije se numri i personave të prekur nga koronavirusi ka shkuar në 42, nga 38 që ishte 24 orë më parë.

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli njoftoi se janë 4 rastet të reja me virusin Covid-19 pas testimit të 27 personave të dyshuar, mes të cilëve qytetarë dhe personel shëndetësor.

Me përditësimin e shifrave në Tiranë janë 26 raste të regjistruara me koronavirus, në Durrës 5 raste (një prej të cilëve ka ndërruar jetë në Lushnje 2 raste, në Elbasan 2, 5 raste të Fier dhe 2 në Rrogozhinë.

Zv.ministrja Rakacolli bën me dije se 17 persona të prekur janë shtruar në Spitalin Infektiv dhe 3 prej tyre janë në terapi intesive, ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar.

Në Institutin e Shëndetit Publik janë testuar deri në këto momente 17 personel shëndetësor, kontakt të të sëmurit të sëmurit të identifikuar me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin Infektiv. Rezulton se 2 prej tyre, personel shëndetësor kanë rezultuar pozitivë. Janë pa simptoma, në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëizoluar.

Në fund të deklaratë se saj zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bëri edhe njëherë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë për të ndihmuar në përballimin e kësaj situate.

- Advertisement -

TE FUNDIT