17.5 C
Tirana

39-vjeçari vdiq në aksident/ Shteti dëmshpërblen gruan dhe të dashurën e tij, që kishte lidhje jashtëmartesore

VENDI

Pas vdekjes së një italiani në aksident automobilistik, kanë marrë dëmshpërblim gruaja, me të cilën kishte edhe një fëmijë, por edhe e dashura e tij me të cilën kishte një lidhje jashtëmartesore.

Sipas mediave të huaja, italiani 39-vjeçar, humbi jetën në një aksident në vitin 2020. Në momentin që trupi ishte transportuar për në morg, gruaja e tij kishte shkuar me pushime dhe ishte e dashura e tij ajo që njohu viktimën.

Në këtë moment, e dashura e të ndjerit kërkoi të drejtat e saj, duke përmendur lidhjen e tyre si dhe planet që kishin për të ardhmen.

“Ajo ishte e lidhur me këtë burrë dhe kishin plane për krijimin e një jete sëbashku”, u shpreh avokati mbrojtës i zonjës.

Ajo shtoi më tej duke thënë se 39-vjeçari italian kalonte tre ditë me të dhe katër me familjen e tij, duke përforcuar faktin se edhe ajo meritonte të dëmshpërblehej për humbjen e tij.

Në përfundim, ajo ka mundur të sigurojë dëmshpërblim, por nuk dihen shumat që kanë secila prej tyre.

- Advertisement -

TE FUNDIT