15.5 C
Tirana

“13 përgjigje testimesh s’na janë dhënë”/ Voltana Ademi: Sot u morën 37 tamponë në Shkodër

VENDI

Kryebashkiakja demokrate Voltana Ademi ka ngritur sërish akuza ndaj qeverisë se nuk po i jep përgjigje për tamponët që ka marrë në Shkodër.

Në një lidhje me Rtv Ora, Ademi tha se ditën e djeshme janë marrë gjithsej 29 tamponë, por pretendon se për 13 nuk dihet rezultati.

“Nga informacioni zyrtar që kemi nga komisioni i emergjencës civile, kemi pritur rezultatet për 29 testet e bëra dje dhe përgjigjet kanë ardhur vetëm për 16. Diferenca prej 13 testimesh të tjera akoma nuk ka ardhur. Nuk ka qenë e mundur të kemi të gjitha përgjigjet sot. Shpresoj që deri në darkë të kemi përgjigje. Nuk kam informacion se ku janë bërë, edhe sot janë bërë 37 të tjera. Ajo çfarë vërehet dy javët e fundit në Shkodër është se edhe pse kemi rritur masat dhe ka ndërgjegjësim të qytetarëve, ka një rritje të numrit të atyre që dalin pozitiv. Kjo është si pasojë e rritjes së numrit të testimeve, edhe pse jo ndonjë numër i madh”, u shpreh ajo.

Ndërkohë për masat e qeverisë, demokratja thotë se viijnë si pamundësi për të ofruar alternativën e shërbimit të shtuar shëndetësor,

“Kemi mësuar sesa ky shtet është i pakujdesshëm dhe i papërgjegjshëm kur bëhet fjalë për të drejtën e individëve dhe familjeve për të pasur shëndet dhe kujdes shëndetësor. Po hyjmë në javën e tetë dhe është problem shumë i madh që nuk kemi kujdes të shtuar, përkundrazi kemi masa të shtuara detyruese, kufizuese deri në ekstrem krahasuar dhe më të gjithë shtetet e tjera të botës e cila vjen si pamundësi për të ofruar alternativën e shërbimit të shtuar shëndetësor”, nënvzon Ademi.

Kujtojmë se sot nuk u konfirmua asnjë rast në Shkodër, e cila është cilësuar si një minë me sahat nga kryeministri Edi Rama.

Duke u bazuar në statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë, rezulton se aktualisht janë 99 persona të infektuar në Shkodër, 31 prej të cilëve janë shëruar dhe 1 ka mbetur viktimë.

- Advertisement -

TE FUNDIT