10.5 C
Tirana

Vijon rezistenca e aktorëve, Rama reagon që në mëngjes: Zoti u shtoftë inatin që të na shtojnë takatin

VENDI

Kryeministri Edi Rama që me mëngjes ka publikuar një video ku tregon sipas tij projektet që janë realizuar në Bashkinë e Tiranës.

 

Ndër të tjera ai reagon nëpërmjet shprehjes “Zoti u shtoftë inatin, që të na shtojnë takatin”, duke i dhënë kështu një mesazh opozitës bashkë me aktorët që janë të ngujuar brenda në godinë.

 

“Mirëmëngjes dhe me atë shprehjen popullore, “Zoti u shtoftë inatin, që të na shtojnë takatin”, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama teksa publikon edhe videon.

 

 

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Një ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet monument kulture. Sot në orën 11:30 Basha do të nënshkruajë marrëveshje me aktorët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

- Advertisement -

TE FUNDIT