6.5 C
Tirana

50 persona helmohen nga uji i pijshëm, me urgjencë në spital, ende asnjë reagim zyrtar

VENDI

Kukës- Në 3 ditë e fundit në qytetin e Kukësit janë shtruar në spital 50 persona për shkak të ujit të pijshëm.

 

Dosja.al mëson se banorët e lagjeve “Lagjja e vilave” dhe “Lagjja nr.1” janë sëmurur për shkak të ujit që ata konsumojnë në banesat e tyre.

 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë bërë analizat e ujit por nuk publikohen. Mësohet se uji në një nga lagjet është shumë i ndotur. Për këtë situatë nuk kemi ende asnjë reagim zyrtar.

Në muajin në maj në Bulqizë u helmuan nga uji mbi 113 persona. Qytetarët ishin të helmuar, me dhimbje barku, të vjella dhe marrje mendsh.

- Advertisement -

TE FUNDIT