19.5 C
Tirana

Veteranët shkdranë dalin kundër kryebashkiakes Voltana Ademi sepse…

VENDI

Voltana Ademi po e kthen Shkodrën në një republikë në vete duke harruar plotësisht 75 vjetorin e clirimit të vendit. Një reagim i tillë ka ardhur nga kreu i veteranëve të luftës antifashiste çlirimtare në Shkodër, i cili në emër të veteranëve ka shprehur indinjatën ndaj Bashkisë Shkodër, e cila sipas tij nuk ka planifikuar asnjë event për këtë festë më 29 nëntor.

Kam dalë në këtë prononcim publik pas një takimi që bëmë ne organizata e veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve për të shprehur indinjatën për mos seriozitetin në rastin e programit që Bashkia Shkodër ka bërë për kremtimin e 75 vjetorit të çlirimit të atdheut. Jemi shumë të indinjuar për dekorin dhe programin që ka hartuar bashkia e Shkodrës.

Bashkia ka dalë si një republikë në vete, ku nuk e njeh dhe ku nuk ka marrë asnjë masë për kremtimin e 75 vjetori të çlirimit. Në emër të organizatave dhe të popullit që përfaqësojmë ne shprehim edhe njëherë indinjatën sepse pushteti lokal nuk është prononcua dhe shprehet kundër kësaj date. Nuk është hera e parë që mban këtë qëndrim.Ne do të bëjmë brenda mundësive aktivitetin tonë. Sa kemi forca.

Por që të shprehet një qëndrim i tillë i pushtetit lokal për këto vendime mua më duket e çuditshme. Zonja Ademi është kryetare e Bashkisë dhe ushtron një funksion dhe një detyrë shtetërore, ka detyrë qeveritare dhe kushtetuese për të cilat paguhet. Për qëndrimin e saj privat ajo mund të shprehe shumë gjëra. Nuk është as vendi dhe as koha për tu prononcuar në këtë formë, u shpreh Zamir Llazani, Kryetar i LANC.

- Advertisement -

TE FUNDIT