14.5 C
Tirana

Vëllai i Dr Florit flet për këngën me West Side Family: Kisha frikë se mos…

VENDI

West Side Family u ngjit në skenën e Kënga Magjike këtë vit së bashku me Alban Kondin, vëllain e anëtarit të ndjerë të grupit Dr Florin. Ata konkuruan me këngën 7 ditë e cila u pëlqye shumë nga fansat e West Side Family. Ky rikthim ishte i bujshëm edhe për Albanin, pasi ai këndoi sërish në Kënga Magjike pas 11 vitesh mungesë.

Siç duket për të nuk ka qenë aspak i lehtë ky rikthim, sidomos në bashkëpunim me West Side Family. Së fundmi i ftuar në emisionin radiofonik Sara Radio Show në MCN Radio Albani ka treguar se e ka pasur të vështirë të merrte një vendim për këngën me West Side Family. Të them të drejtën e kisha me frikë në fillim se mos keqkuptohej ky bashkim mos dukej si bashkim i përhershëm me grupin se do isha aty për të zëvendësuar Florin.

Ky projekt ka dy vite që na kërkohet nga fansat gazetarët producentët. Por unë e kisha të vështirë ta merrja si vendim, është shprehur Albani. Ndër të tjera ai ka treguar se nuk e ka në plan të rikthehet në skenë pasi gjithmonë i ka pëlqyer puna në studio dhe në prapaskenë. Megjithatë ai ka shtuar se të ardhmes nuk i dihet sepse mundet që të vijë sërish një projekt shumë natyrshëm.

- Advertisement -

TE FUNDIT