14.5 C
Tirana

U shua në aksi dentin tra gjik, Kobi Brajant do të vinte në Shqipëri

VENDI

Mëngjesin e 26 janarit, legjenda e basketbollit Kobi Brajant u shua në një aksi dent me helikopter, ku në bord ishin edhe vajza e tij dhe 7 persona të tjerë nga bota e sportit.

Ish basketbollisti Gazmend Caci në emisionin “Procesit Sportiv” zbuloi se Kobi në maj të këtij viti do të vinte në Shqipëri për një aktivitet.

Kobe Bryant ka qenë një njeri shumë i madh. Mbi të gjitha ai ka shkuar në çdo cep të botës kur e kanë thirrur. Por gjithmonë me fëmijë. Ai luante 1-1 me fëmijët. Dhe këtë model ne e kemi marr dhe kemi dashur ta ftojmë në Shqipëri. Dhe kemi arritur që të kontaktojmë jo direkt me Kobe por me asistentët e tij dhe mendonim që në fund të majit në 2020 do të bënim një aktivitet super gjingand me 2500 fëmijë që marrin pjesë në basketboll.

Kishim marrë përgjigje pozitive dhe pritshim të përcaktonim gjërat e tjera. Kjo do të bëhej me mbështetjen e shumë faktorëve por mbi të gjitha nga Kryeministria tha Gazmend Caci.

- Advertisement -

TE FUNDIT