U QËLLUA NGA POLICIA ITALIANE, VDES NË SPITAL SHQIPTARI I PLAGOSUR

Ka ndërruar jetë sot në spitalin e Salernos 42 vjecari shqiptar T,J. i mbetur i plagosur një ditë më parë nga një patrullë policië gjatë një ndjekje në autostradë.
42 vjecari shqiptar së bashku me 2 persona të tjerë kishte grabitur një makinë tip Fiat Croma.Patrulla e policisë ishte vënë nën ndjekje e tyre në autostradën e Salernos .
42 vjeçari shqiptar u godit në gjoks nga patrulla e policisë. Dy bashkëpunëtorët e tij i shpëtuan policisë italiane e janë shpallur në kërkim.