10.5 C
Tirana

Turjan Hyska për Marina Vjollcën: Nuk kam njohur njeri më…

VENDI

Marina Vjollca u rikthye sërish këtë sezon në ekran, por shumë ndryshe nga çdo herë tjetër. Moderatores ju besua drejtimi i spektaklit Klanifornia dhe ashtu si gjithmonë ajo ja arriti të bënte më të mirën në skenë.

Për zotësinë e saj dhe mënyrën se si arriti ta superonte një spektakël të tillë producenti i Klanifornia Turjan Hyska ka shprehur hapur vlerësimin për Marinën.

I ftuar ditën e sotme në emisionin Ditë e Re Turi ka treguar se Marina ka qenë një zbulim tepër i këndshëm për të. Ai ka thënë se moderatorja është një vajzë po aq pozitive sa në ekran dhe se të njëjtën qetësi e ruan edhe në prapaskenë.

Sipas tij deri më tani Marina ja ka dalë mbanë më së miri sepse Klanifornia është një format i vështirë për një moderator duke qenë se duhet të përshtatet edhe me batutat e aktorëve.

Unë nuk kam njohur njeri më korrekt dhe më bashkëpunëtor si Marina. Është vërtetë një vajzë shumë e mirë edhe në prapaskenë, edhe atë qetësinë që reflekton nuk e ka falso.

E ka të vërtetë dhe është super e dëgjueshme dhe mbi të gjitha ka një sens humori që publiku nuk ja njihte dhe akoma më shumë do shpërfaqet, ka treguar Turjani.

Ai ka thënë se Marina është përshtatur shumë mirë me aktorët dhe ajo e ka treguar këtë gjë edhe përmes skeçeve që ka realizuar në skenë bashkë me ta.

- Advertisement -

TE FUNDIT