9.5 C
Tirana

Trump e propozon ambasador të SHBA në Shqipëri, shqiptari refuzon

VENDI

Mediat amerikane shkruajnë për kandidatin republikan të qeverisë Peter Lumaj i cili ka refuzuar propozimin për të qenë ambasador i SHBA-ve në Tiranë.
Lumaj, një shqiptar që shkoi si refugjat në SHBA nga Shqipëria komuniste 30 vite më parë, tha të hënën në mbrëmje se e refuzoi ofertën e administratës Trump për tu rikthyer në Shqipëri si ambasador.
“Mu forua një punë si ambasador i ardhshëm në Shqipëri për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara. E refuzova, pasi mendoj se do i shërbej shtetit më mirë këtu se jashtë shtetit”, ka thënë Lumaj për Republican Town Committee.
Ai nuk foli për kohën kur i është bërë kjo ofertë nga administrata e Trump e cila ka qenë e ngadaltë në plotësimin e disa posteve diplomatike.
Lumaj është një avokat i imigracionit, i cili thotë se e ushtron detyrën në Nju Jork.

- Advertisement -

TE FUNDIT