9.5 C
Tirana

Sot anullohen disa fluturime nga Rinasi, ja arsyeja.

VENDI

Një grevë katër orëshe në aeroportet italiane që do të zhvillohet gjatë ditës së sotme 25 nëntor ka bërë që të anullohen disa fluturime nga Aeroporti i Rinasit drejt Italisë.

Avioni i Alitalia, që ishte parashikuar të fluturonte në orën 5 e 30 të mëngjesit të sotëm drejt Romës është anulluar.

Po ashtu edhe drejtimi tjetër nga Roma në Tiranë. Pritet që të ketë anulime të tjera gjatë ditës edhe drejt Milanos, që prekin dhe Air Albania.

Autoriteti i Aviacionit Civil njofton pasagjerët që fluturojnë drejt Italisë dhe anasjelltas, të konfirmojnë statusin e fluturimit të tyre, për shkak të një greve kombëtare nga disa operatorë të transportit në shtetin fqinj.

Nga ana e tyre aeroportet e Romës, Fumicino dhe Ciampino kanë njoftuar se si rrjedhojë e një greve 4 orëshe të njoftuar për në datën 25 nëntor nga ora 13 deri në orën 17, fluturimet mund të shënojnë vonesa ose anulime.

- Advertisement -

TE FUNDIT