9.5 C
Tirana

Shkodra qyteti i dytë më i prekur në Shqipëri, Ademi: Qytetarët telefonjnë për të bërë testin por institucionet nuk i përgjigjen

VENDI

Shkodra është qyteti i dytë më i prekur në Shqipëri pas Tiranës me numrin e rasteve duke regjistruar 94 të tillë.

Me anë të një deklaratë për shtyp, kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, akuzoi qeverinë se nuk ka një vëmendje ndaj qytetit që ajo drejton.

“Fatkeqësia shumë e madhe është që kjo çështja e bashkëpunimit të ndërsjellë është bërë si një bombë e madhe që do shpërthejë pandeminë. Tani, kjo është shumë e rëndë edhe të vazhdohet të trumbetohet mendoj se është e pavend. Ajo që ka munguar në Shkodër dhe po e ritheksoj, lidhet me faktin e një mungesës së një përgjegjësie për t’ju qasur nevojës së domosdoshme, për t’ju përgjigjur asaj që ka qenë ekzigjente dhe domosdoshmëri në Shkodër. Nëse unë kam thënë kujdes spitalin, kujdes protokollin e shtrimeve në spital. Nëse unë kam thënë të rritet numri i testimeve, në fakt tani po rritet numri i testimeve në krahasim me përpara“- tha Ademi.

- Advertisement -

TE FUNDIT