10.5 C
Tirana

Rregullimi i defektit elektrik natën, plagoset një punonjës i OSHEE

VENDI

Per shkak te nje defekti në kabinën private “Bruci” ku janë djegur automatet, kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Unazës së Re dhe një pjesë e Yzberishtit, Tiranë

Brigadat e OSHEE vijojnë intensivisht punën për riparimin e defektit në kabinën private pranë Yzberishtit.

Avaria në këtë kabine shkaktoi probleme me fiderin tension i mesëm. Gjatë punimeve për riparimin e rrjetit ka pësuar dëmtime një punonjës i OSHEE, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

Aktualisht po bëhen manovrimet përkatëse për rikthim të shpejtë të furnizimit me energji elektrike.

- Advertisement -

TE FUNDIT