14.5 C
Tirana

Reagon Basha: Do t’i japim zë problemeve, shteti ka lënë në harresë qytetarët

VENDI

Pas mbledhjes online me strukturat e Partisë Demokratike ka reaguar kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Basha deklaron se sot bisedoi përmes disa videokonferencave me drejtuesit dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë për situatën e rëndë që po kalon vendi.

Sipas tij, e përbashkëta në çdo qytet është se qytetarët janë në vështirësi për të siguruar jetesën e përditshme. Lideri i opozitës ka kërkuar që demokratët të jenë pranë qytetarëve dhe bizneseve në nevojë gjatë këtyre ditëve.

“Shteti ka lënë në harresë mijëra familje në nevojë dhe biznese. Shumica nuk kanë marrë akoma asnjë ndihmë apo mbështetje nga qeveria, ndërkohë që ju duhet të paguajnë edhe faturat e rritura të dritave dhe ujit. Ne do vazhdojmë të jemi në kontakt me njerëzit për t’ju dhënë zë problemeve dhe halleve të tyre në këto ditë të vështira.

Pa asnjë vonesë, qeveria duhet të shpërndajë fondet e mbijetesës dhe të përfshijë menjëherë të gjithë familjet dhe njerëzit në nevojë. Të mbështesë sipërmarrjen në vështirësi mbijetese, biznesin e vogël, fermerët, fasonët, bizneset prodhuese dhe turizimin, pa përjashtuar askënd. Shqiptarët që kanë paguar këto 7 vjet taksat ndër më të lartat në rajon, kanë sot nevojë për ndihmën që ju takon nga shteti. Qeveria nuk mund t’i fshihet përgjegjësisë”, shkruan Basha në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

- Advertisement -

TE FUNDIT