9.5 C
Tirana

Policia e Lleshit “e fokusuar” te dhu na, qytetarët kërkojnë ndihmë tek 129-ta por dëgjojnë muzikë klasike

VENDI

Ditët e fundit policia e Lleshit është përmendur së tepërmi vetëm për dhu nën e ushtruar ndaj qytetarëve. Fillimisht një 15-vjeçar u godit nga 4 efektivë policie, si edhe pamjet e dhu nës kafshërore ndaj artistëve dhe qytetarëve pranë Teatrit Kombëtar.

 

E megjithëse vendi jonë vazhdon në gjendjen e fatkeqësisë natyrore, duket se policia nuk do t’ia dijë fare.

 

Një denoncim ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA. Një qytetar kërkon të lidhet me 129, sallën operative të policisë, por fatkeqësisht nuk i përgjigjet askush. Ai shprehet se i ka rënë prej ditësh këtij numri, por nuk përgjigjen. Ata thjesht vendosin një muzikë klasike dhe të lënë të presësh.

 

Kujtojmë që ky nuk është denoncimi i parë që vejn pranë redaksisë së JOQ ALBANIA mbi mosgatishmërine e policisë ndaj qytetarëve.

 

Qytetari shkruan:

Pershendetje JOQ! Ka mbi 5 dite qe policia 126 – 129 nuk pergjigjet. Eshte problem madhor qe nuk shoh askund te permendet. Ju lutem raportoni. Faleminderit, pune te mbare.

- Advertisement -

TE FUNDIT