Gazetari Flavio Qarri ka ofenduar publikisht balerinën dhe prezantuesen e motit, Alba Hoxhën. Ai ka publikuar një foto të saj në Instastory dhe është kapur te ngjyra jo e njëtrajtshme e trupit, si pasojë e ditëve në plazh.
“Kur e ke c*cën e panxirë mirë, por sponsorat të sjellin fustanin e gabuar. Parashikimi i m*tit”, ka shkruar Qarri krahas fotos së Albës.
Prezantuesja ende nuk ka reaguar në lidhje me statusin e tij. Kujtojmë se pak kohë më parë gazetari u përfshi në një debat me këngëtaren e njohur, Luar dhe u komentua shumë në media.