14.5 C
Tirana

PD krijon Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë: Të mbrojmë rendin kushtetues

VENDI

Kryesia e Partisë Demokratike përfundoi mbledhjen e kësaj të hënë në mbrëmje ku u diskutua në lidhje me situatën politike ne vend dhe qëndrimin jo vetëm mbi vendosmërinë e mazhorancës për të mbajtur zgjedhje me 30 qershor por edhe përplasjen e fundit te qeverisë me presidentin Meta.

Kryesia e PD vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

Kjo Aleancëm, sipas selisë blu, do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.

- Advertisement -

TE FUNDIT