10.5 C
Tirana

Olsi Bylyku tregon sa shpenzoi për unazën me gurë të çmuar që i dhuroi të dashurës.

VENDI

Olsi Bylyku dhe e dashura e tij Egi prej kohësh kanë bërë publike historinë e tyre të dashurisë, dhe nuk fshihen më nga publiku. Më të dashuruar se kurrë çifti ndajnë momentet romantike edhe në rrjete sociale.

Disa javë më parë aktori i humorit i dhuroi një unazë me gurë të çmuar partneres së tij. I ftuar në emisionin Në Kurthin e Piter Pan fëmijët e pyetën Olsi Bylykun për këtë dhuratë.

Ai ka treguar se për unazën nuk ka shpenzuar para pasi e ka përfituar me reklama nga një argjendari e njohur. Do ta them por mos ia thuaj njeriu.

Unë as nuk jam martuar as nuk jam fejuar por i mora një unazë për qejf por se ne artistët kemi një metodë shumë të bukur. I bëjmë një foto argjendarisë e nxjerrim në rrjete sociale nuk paguajmë asnjë lek. E mora me reklamë është shprehur aktori i humorit.

- Advertisement -

TE FUNDIT