9.5 C
Tirana

Nuk pyesin për gjoba e polici, qytetarët e Durrësit shkojnë në ceremoni mortore

VENDI

Edhe pse Shqipëria ka tre javë që është izoluar për shkak të koronavirust, njerëzit fillojnë të zhvillojnë ceremoni mortore sipas zakoneve. Videoja që shikoni, vjen nga Durrësi dhe është publikuar nga Faxweb.al.

Siç e shikoni, pavarësisht planit të masave të ndërmarra nga kryeministri Edi Rama, njerëzit e mbledhur grumbull kryejnë zakonet sipas traditave shqiptare. Ndërkohë që i afërmi i tyre përcillet për në banesën e fundit, efektivët nuk duke asgjë kundi dhe nuk bëhet asnjë ndërhyrje.

Ndërkohë Shqipëria ka hyrë në një izolim total për shkak të kornavirusit, edhe pse shuëm qytetarë i kanë shkelur rregullat dhe nuk ruajnë distancën. Sakaq, ka një rritje në 24 orët e fundit edhe të numrit të rasteve të reja që ka shkuar në 29, dhe 333 totali, por edhe një viktimë tjetër, që e çoi numrin në 18.

- Advertisement -

TE FUNDIT