9.5 C
Tirana

“Nga veriu, me rekorde kriminale”, Lala flet për dy atentatorët e tjerë të prokurorit Ndoja: Rraja nuk veproi për llogarinë e tij

VENDI

Klodiana Lala është shprehur se përveç Redjan Rrajës, në atentat kanë marrë pjesë edhe dy persona të tjerë.

Në lidhje me dy të tjerët, gazetarja u shpreh se janë me rekorde kriminale dhe me origjinë nga veriu i Shqipërisë

“Kjo dihet që nuk ka qenë vetë Redjan Rraja. Janë edhe dy persona të tjerë të cilët janë drejt identifikimit. Ata janë nga veriu me rekorde të shumta kriminale. Redjan Rraja nuk ka vepruar për llogarinë e tij direkte por për llogari të grupeve kriminale në Durrës që kanë interesa direkte me çështjen e pronave

Prona që rezultojnë me mbivendosje, përfituesi më i madh i të cilave është Pëllumb Muharremi. Sa i përket Redjan Rrajës se si një njeri që ka qenë stomatolog në burg dhe është shndërruar në një njeri të rrezikshëm mbetet për t’u saktësuar,”- tha ajo ndër të tjera

Redjan Rraja, u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Ai akuzohet si një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019. Rraja u zbulua nga ADN-ja e gjetur në makinën Benz ngjyrë gri, që u gjet e padjegur në Ishëm.

- Advertisement -

TE FUNDIT